“ INDUSTRIA NDËRTIMORE E KOSOVËS - INK ”

O F E R T Ë

“Industria Ndërtimore e Kosovës INK”, sh.p.k., me seli në Shirokë – Suharekë, i
ofron klientëve të saj – blerësve shitblerjen e banesave në Kompleksin afaristo –
banesorë “Theranda Veriore” Suharekë me pjesëmarrje prej 30 % të mjeteve –
pagesës së çmimit të kontraktuar ditën e arritjes së marrëveshjes, kurse pjesën e
mbetur të çmimit të përgjithshëm të shitblerjes mund t’a paguani brenda afatit
prej 5 (pesë) viteve nga dita e lidhjes së marrëveshjes për banesën e blerë dhe atë
me këste mujore duke i kryer pagesat direkt në Kompaninë tonë, pa kurrëfarë
interesi apo kamate, pa hipotekë dhe pa garantues. Çmimi për m2 të banesës është
800 € si dhe çmimi për garazhë është 7500 €.

 

Me rastin e pagesës së pjesës prej 30% të mjeteve të çmimit të kontraktuar nga ana
e blerësit, fillimisht palët do të lidhin parakontratë pranë zyrës së INK SHPK e
pastaj të njëjtën do ta përcjellin tek organet noteriale, kurse kontrata kryesore dhe
bartja e pronësisë së banesës nga shitësi në emër të blerësit do të bëhet në
momentin e pagesës së këstit të fundit të shitblerjes nga ana e blerësit, respektivisht
pas pagesës së tërësishme të çmimit të kontraktuar si dhe deri në pranimin teknik
nga organet kompetente të patundshmërisë e cila është objekt i kësaj kontrate.


Pavarësisht kësaj, dorëzimi në posedim i banesës së blerë nga shitësi tek blerësi do
të bëhet edhe para përfundimit të kësteve mujore, respetivisht pas përfundimit të
ndërtimit sipas kushteve të parapara me marrëveshjen e lidhur në mes të palëve.


Paraprakisht ju njoftojm se, nëqoftëse blerësi dështon t’i paguaj 3 (tre) këste
mujore të njëpasnjëshme të çmimit të shitblerjes së kontraktuar sipas
marrëveshjes, atëherë shitësi ka të drejtë që t’a shkëpusë kontratën e shitblerjes në
mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim si dhe ka të drejtën e shitjes së banesës
personave të tjerë, kurse kthimin e mjeteve të paguara deri në atë kohë shitësi
obligohet t’ia kthej blerësit, duke i’a ndalur pjesën prej 8% të shumës së paguar.
Pra, prej momentit të kalimit të afatit të pagesës së këstit të tretë me radhë,
kontrata e shitblerjes së banesës së lidhur në mes të palëve do të konsiderohet e
zgjidhur.

Kalkulo qmimin e baneses

[stm-calc id="530"]